"Plumbi i Artë", gazetari zbulon pse SPAK e pagëzoi me këtë emër operacionin: Dumani një "minierë" për prokurorët

"Plumbi i Artë", emri i operacionit të SPAK që lëshoi 32 urdhër-arreste, prej të cilave u ekzekutuan vetëm 18, ngjalli jo pak kuriozitet.

Ermal Vija, gazetar i kronikës së zezë, zbuloi në Rtv Ora në një intervistë me gazetarin Sebastian Zonja se pse operacioni që goditi 8 grupe kriminale me ndikim të madh në vend u pagëzua me këtë emër.

Vija: Janë dy momente sa i takon dosjes voluminoze të Nuredin Dumanit dhe arrestiti të tij. Nuredin Dumani është arrestuar në 29 mars, ditën kur ai ra pre e një atentati, është qëlluar me armë zjarri. Jo më kot autoritetet i kanë vënë emrin operacionit "Plumbi i Artë" pasi pretendojnë se pas plagosjes së Nuredin Dumanit ka ardhur zinxhir zbardhja e gjithë ngjarjeve kriminale.Policia nuk është se ka pasur informacion se ku ka qenë Dumani deri në 29 mars 2022. Ai dhe ish-miku i tij Talo Çela kanë ndër personat e shumëkërkuar. Prokuroria dhe Policia kishin të paktën 5 ekzekutime të personave ku ai dyshohej si autor.Në atë kohë policia nuk kishte asnjë vendodhje ku ndodhet Nuredin Dumani. Ai është plagosur në një atentat në 29 mars. Ishte me mikun e tij Henrik Hoxhaj,të dy të arrestuar në 29 mars, sepse do kryenin një ekzekutim në Elbasan, e kishin marrë porosi nga Suel Çela. Me 29 mars do ekzekutoheshin një pronar mjetesh në Elbasan, por ndodhi atentati ndaj Dumanit. Duket se ka pasur një dekonsopirim mes grupeve dhe miqve të njëjri-tjetrit që kanë treguar vendndodhjen e Dumanit.

Gazetari thotë se anëtarët e grupeve kriminale komunikonin përmes aplikacionit SKY për t'ju shmangur organeve të policisë dhe prokurorisë.

Vija: Kanë përdorur një aplikacion i quajtur SKY, aplikacion që përdoret nga grupet kriminale për ti shpëtuar autoriteteve, për të mos i mbajtur në përgjim dhe zbuluar porositë që këta merrnin. Dumani, Talo Çela, Erjon Alibeaj dhe persona të tjerë merrnin porosi nga grupe kriminale në Elbasan. Durrës dhe Tiranë për të ekzekutuar persona që nuk i donin në qarkullim. Sikundër ishte porosia e Martinaj për të bërë ekzekutimin e Endrit Dokles, por Dumani i thotë se ky ekzekutim nuk është kryer. Disa ngjarje të tjera ka filluar të rrëfejë Dumani por kjo është faza e parë. Është një minierë për prokurorët. Por dëshmitë e tij duhet të përputhen në vendngjarje që në një moment të dytë të jenë provë dhe për gjykatën.

Mosarrestimi i kokave të krimit ka shtuar dyshimet për dekonspirim të operacionit. Këtë tezë e përforcoi edhe një njoftim i lëshuar mbrëmjen e sotme nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila thotë se po verifikon çdo dyshim nëse ka patur rrjedhje informacioni.

Vija: Nga 32 urdhëarreste vetëm 18 janë ekzekutuar. Nga 18, 9 prej tyre qëndronin të arrestuar në ambjentet e paraburgimit për ngjarje të tjera kriminale.Dyshimet janë se ka patur një dekonspirim përsa kohë personat kryesorë të cilësuar si personat që kanë kryer pagesat për të realizuar ekzekutimet nuk gjenden përballë drejtësisë si Suel Çela, Martinaj, Kamber Mehaj.Pagesat varionin nga 50 mijë euro në 500 mijë euro për një ekzekutim. Pas hetimit të parë zbardhjes së ngjarjeve kriminale do të fillojë dhe një hetim i dytë pasuror për të gjithë personat e përfshirë, urdhëruesit dhe ekzekutuesit.

EMISIONET