Operacioni i SPAK, reagon AMP: Po verifikohet nëse ka patur rrjedhje informacioni

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore përmes një postimi në faqen zyrtarë, në facebook, ka bërë me dije se po verifikon çdo dyshim nëse ka patur rrjedhje informacioni gjatë operacionit përmes të cilit u arrestuan 32 shtetas.
"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) po verifikon çdo dyshim nëse ka patur rrjedhje informacioni, gjatë operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia e Shtetit, në kuadër të procedimit penal nr.75/2022, përmes të cilit u caktuan dhe ekzekutuan masat e sigurimit personal të karakterit shtrëngues “Arrest në burg” për 32 shtetas, mes tyre edhe një punonjës policie", thuhet në postimin e AMP.
Gjithashtu thuhet se, AMP siguron opinionin publik dhe mediat se do të hetojë me seriozitetin maksimal çdo dyshim për rrjedhje të mundshme të informacionit nga punonjës të policisë, si edhe çdo përfshirje nëse ka, në aktivitete të paligjshme.

