Zhupa: Të shfuqizohen ligjet që kanë dhuruar Shqipërinë tek klientët e pushtetit

Në seancën e sotme parlamentare, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa lëshoi një sërë akuzash ndaj qeverisë dhe kryeministrit për kapjen e shtetit dhe favorizimin e oligarkëve.

Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa tha se parlamenti po funksionon si një flluskë e mbyllur, plotësisht e shkëputur nga realiteti i qindra mijëra protestuesve që kërkojnë ndryshim në sheshet e vendit.

Fokusi i kritikave nga ana e Zhupës ishte e ashtuquajtura paketa e integrimit, e cila u denoncua si një sërë ligjesh që e trajtojnë vendin si plaçkë për t'u ndarë mes klientëve të pushtetit.

U përmendën në mënyrë specifike ligjet për investimet strategjike, portet turistike dhe zonat e mbrojtura.

Sipas saj, një projektligj i kërkuar nga Parlamenti Europian për mbrojtjen e natyrës po mbahet qëllimisht pa datë shqyrtimi, ndërkohë që miratohen kalendarë për çështje që nuk i shërbejnë interesit publik.

PËR MË SHUMË NDIQNI PUNIMET E SOTME PARLAMENTARE

EMISIONET