Plehrat kimikë gjunjëzojnë fermerët, në Dibër tokat nuk punohen për shkak të çmimeve të larta

Rritja e çmimit të plehrave kimike ka shqetësuar vitet e fundit fermerët në vendin tonë. Në Dibër ata shprehen se nuk po i punojnë më tokat pasi çmimet janë shumë të larta dhe nuk kanë asnjë mundësi që t’i blejnë plehrat kimike.

Banorët që jetojnë në zonat rurale të Dibrës dhe që jetojnë me bujqësi pritet të përballen me një tjetër sezon të vështirë.

Edhe pse për momentin ka një ulje të lehtë të çmimit të plehrave kimike, fermerët thonë se mbeten të papërballueshme.

Ky është Shefki Dani nga lagjja" Zall Pleshë" i Klosit.

Për Danin situata mbetet e njëjtë si ajo e vitit të kaluar ku të gjithë ndjehen të pafuqishëm për të punuar tokën.

"Shumë vështirë. Kam 30 kokë dele. Nuk del."

Fermeri tregon se edhe plehun kimik që e ka marrë për t'ja hedhur livadhit, e ka marrë borxh.

Ai shprehet se e ka pamundur që ta mbjellë tokën pasi nuk i përballon dot kostot e të gjitha proceseve bujqësore, përfshirë këtu edhe çmimin e farërave dhe plehrave kimike.

"Nitrati ishte 85 mijë lekë. Nuk e përballoj."

Ndonëse është ende herët për sezonin e mbjelljes, banorët që kanë në pronësi tokë bujqësore kërkojnë ulje të çmimeve të të gjitha procesve, farërave e plehrave kimike.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

klos diber fermeret plehrat kimike cmimet e larta

EMISIONET