Shkodër, plagoset me thikë 44-vjeçari, arrestohet autori
Një 44-vjeçar është plagosur në Shkodër pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Parrucë".
Sipas raportimeve, Bledar Troshani, është goditur me thikë.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes, i cili mësohet se është i afërm i tij.
"Rreth orës 18:15, në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasi Z. Sh., ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. T., 44 vjeç, të dy banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Falë veprimeve të shpejta policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i shtetasit Z. Sh., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale" njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.