Përplasja me Kim, Meta: Nuk impresionohem nga lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë

Në konferencën e jashtëzakonshme të thirrur në Presidencë, kreu i shtetit Ilir Meta është pyetur nga gazetarët edhe për përplasjen e tij me ambasadoren Yuri Kim.

Ndër të tjera, Meta, iu referua edhe qëndrimit të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për zgjedhjet në Shqipëri.  Presidenti tha se “nuk impresionohet nga të gjithë lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë”.

Zoti Meta u shpreh se është i bindur që Shqipëria do të integrohet në BE dhe nuk do të bëhet gazi i botës.

“Presidenti i Serbisë ndërhyri në punët  e brendshme të Shqipërisë doli me parrullë që Lulzimi është kukull e doktorit. Jo vetëm kaq, por kishte dhe sondazhe të besueshme dhe tha që aty aty janë. Të gjitha këto që po ndodhin në Elbasan, Kavajë dhe duan të bëjnë kudo janë pjesë e këtij skenari që ëë tjetërsohet vullneti i shqipëarëve për ndryshim dhe të ardhem në Evropë dhe të çohet me dhunë duke përdorur paëronazhistët e partisë dhe policinë, duke përdorur prokurorët e Agaçit, se ai e bën vettingun.

Kjo nuk do të ndodhë. Unë kam respekt për parënerët ndërkombëtarë dhe të palëkundur. I dua SHBA-të, dhe jam i angazhuar që Shqipëria të integroheë në BE sa më shpejë. Shqipëria nuk do të bëhet gazi i botës nesër. Shqipëria do të shndrrisë, sepse shqiptarët do ikin dhe do votojnë për Shqipërinë e shqiptarëve.

Prokurorët të bëjnë detyrën.

Nuk impresionohet Presidenti nga të gjithë lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë. Shqipëria do të jetë e shqiptarëve.

Jemi popull evropian. Qytetarët janë ndërgjegjësuar. Me hir apo hapur Shqipëria nesër do të jeëtë model. Presidenti ka vetëm një votë të barabartë me të gjithë të tjerët. Kështu që ju falënderoj shumë edhe ju ftoj të jeni në gatishmëri tërë kohën. Parandalimi më i mirë është përgjigja e shpejtë për Elbasanin. Prokurorët që kanë bërë ping pong me denoncimet e PD. Boll u bë ping pong me dosjen e Shijakut. Me qetësi dhe vendosmëri votoni për kë t’ju dojë zemra edhe për kandidatët,” deklaroi Meta.

EMISIONET