Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2023, 20:16
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, pranë ish- parkut të mallrave.
Një automjet "Passat" është përplasur me një "Benz" dhe për pasojë ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal.
Nga informacionet e para mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.
Në vendngjarje ndodhet policia e cila po kryhen ekspertizën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Si pasojë e aksidentit është ngadalësuar lëvizja e mjeteve në aksin Fier-Patos.