Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje 69-vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2023, 19:16

Një 69-vjeçar mbeti i vdekur në një aksident rrugor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, në rrugën "Tre Dëshmorët", shtetasi L. L., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin A. Z., 69 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

