Përfshihet në një sherr me thika në Britani, vdes i riu shqiptar (EMRI)

Përfshihet në një sherr me thika në Britani, vdes i riu

Një 22-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë gjatë një sherri me thika në Britani të Madhe.

Viktima është identifikuar si Armend Xhika.

Sherri mësohet se ka ndodhur të enjten, 13 maj, në rrugën e quajtur “Earl Marshal” në Burngreave.

I riu fillimisht është dërguar i plagosur në Spitalin e Përgjithshëm në Veri, por nuk ka mundur të iu mbijetoj plagëve të marra nga sherri brutal.

Gjatë sherrit ka mbetur i plagosur dhe një 20-vjeçar, i cili po kurohet në spital.

Burimet bëjnë me dije se janë arrestuar pesë persona në lidhje me vrasjen e Armend Xhikës, ndërsa policia po bën thirrje për dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes.

Përfshihet në një sherr me thika në Britani, vdes i riu

Detektivët thanë se një 30-vjeçar është  arrestuar si i dyshuar për vrasjen e 22-vjeçarit, por  është lënë i lirë  teksa hetimet vazhdojnë.

Gjithashtu policia shoqëroi dhe një femër 20-vjeçare e cila dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes, por është lënë në proçedim e lirë.

EMISIONET