''Perceptimi është i vërtetë, realiteti jo'', Beqiraj: Shpesh e quaj Ramën, diktator i propagandës

Ish.zv ministrja e Financave, Irena Beqiraj ishte e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për testin e PISA-s dhe rezultat zhgënjyese të Shqipërisë në këtë test. Beqiraj u shreh se shpesh e quan Ramën diktator i propagandës.

‘’Shpesh e quaj Ramën, diktatori i propagandës dhe shumë socialistë më thonë si e quan diktator.

Diktatorët sot nuk të vrasin. Diktatorët sot për të mbajtur pushtetin bëjnë atë qe më një fjali mund të përshkruhet: ‘Perceptimi është i vërtetë, realiteti jo’.

Problemi është a e ka qeveria prioritet arsimin.

Ajo që më dhimbset Shqipëria është se kanë rënë në qasjen e një propagande të pastër’’, tha ndër të tjera Beqiraj.

 

EMISIONET