Java nis me diell, ja parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës dhe pasdite.
Parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët, e lokalisht mesatar në forme shtrëngatash ne veriperëndim-perëndim dhe në pjesën qendrore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi 1-5 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe nëpër lugina era me shpejtësi 6-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.


