VIDEO/ Tirana bie në Rrogozhinë, “i fal” titullin Partizanit, tifozët sulmojnë gjyqtarin, policia ua heq nga duart Kridens Metën
Tirana ia “dorëzon” titullin kampion Partizanit. Bardheblutë barazuan 2-2 në Rrogozhinë me ekipin ballshiot, ndërsa të kuqtë fituan 1-4 me Kastriotin në “Elbasan Arena”, duke i marrë kreun Tiranës falë avantazhit në ndeshjen e drejtpërdrejtë.
Në sfidën e zhvilluar në Rrogozhinë, dygolëshi i Hilës nuk mjaftoi për fitoren e bardhebluve, pasi skuadra ballshiote barazoi dy herë, fillimisht me Danladi, më pas me Adilin. Në fundin e ndeshjes tifozë të shumtë pushtuan fushën për të goditur arbitrin.
Dhuna në fundin e ndeshjes Tirana-Bylis u adresua ndaj gjyqtarit kryesor Kridens Meta për një penallti të dyshimtë e cila ndezi gjakrat e bardhbluve jo vetëm në pankinë, por edhe në shkallët e stadiumit.
Fillimisht ishte stafi dhe drejtuesit bardheblu që iu drejtuan arbitrit Meta për t’i kërkuar llogari për atë 11-metërsh të akorduar për më tepër pa u konsultuar as me sistemi VAR.
Pa kësaj do të ishin tifozët të cilët morën situatën në dorë duke mësyrë fushën e lojës drejt arbitrit, por reagimi i shpejtë i forcave të policisë që shoqëruan në brendësi të stadiumit gjyqtarin, bënë që të evitohej një skenë e mundshme dhe e shëmtuar që mund të degradonte në dhunë fizike.
Ndërkaq ky është momenti kur “xhaketa e zezë” rrezikoi shumë pasi tifozët hynë në fushën e lojës.
Në javën e fundit, Partizani, tashmë kryesues, pret Teutën, ndërsa Tirana luan në transfertë me Erzenin.
Sfidat e tjera
Sa i përket ndeshjeve të tjera takimi i vetëm i javës së 35-të, që përfundoi me rrjeta të paprekura ishte Kukësi-Erzeni.
Verdikti i vetëm përfundimtar, që dhanë rezultatet e javës së 35-të, është rënia matematikisht e Kastriotit në të Parën.
Sa i përket takimit të “Elbasan Arena” mes Kastriotit dhe Partizanit, të parët shënuan krutanët me Grecën, por përmbysja me golat e Rrapajt e Da Silvës që në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe Murataj me Sotën.
Teuta rrëmbeu vendin e katërt, që i jep mundësi të luajë në Conference League, falë suksesit 1-0 përballë me golin e Vilës, ndërsa Vllaznia ndau pikët me Laçin, falë barazimit 1-1 në “Loro Boriçi”.
Kuqeblutë shënuan të parët me Balajn, por skuadra kurbinase barazoi me Guindo me 11-metërsh në minutën e 79-të.