"Partizani"/ Ish-ministri Ylli Pango do dëshmojë sot në GJKKO

Ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango dëshmon sot në seancën e radhës së gjyqit për aferën e privatizimit me urgjencë të ish-kompleksit “Partizani”.

Pango ndryshoi ligjin për sportet për t’i hapur rrugë ndërtimit të 19 kullave nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.

Fillimisht ligji nuk lejonte privatizimin dhe dhënien me koncesion, në të dyja rastet pa iu ndryshuar destinacioni. Pango dhe dikasteri që ai drejtonte e ndryshuan ligjin, duke e ndaluar privatizimin, por disa muaj më vonë me ndërhyrje të Berishës u bë një tjetër ndryshim ligjor.

Me këtë ndryshim, lejohej jo vetëm dhënia me koncesion por edhe privatizimi i plotë në favor të pronarëve, madje duke u dhënë të drejtën atyre që të ndryshonin destinacionin.

Dëshmitarët e tjerë janë Tetis Lubonja, Altin Ceni e Paro Laçi.

 

EMISIONET