15 vite burg/ Policia merr kompetencat dhe arrestimin për ndërtimet pa leje

“Duke filluar që nga investitorët dhe deri tek çdo subjekt që është i përfshirë në të gjithë subjektet e ndërtimit.”- tha Gonaj. 

Ndërtimet kaotike, ne toka bujqësore apo pa sistem ne qytete janë kthyer ne gangrene për territorin ne këto 30 vite. Për shkak te pafuqisë apo mungesës së dëshirës bashkive do t’u hiqet detyra e parandalimit për ndërtimet pa leje. Tashmë shkelësit do të ketë burgim edhe më të lartë.

“Shkon deri në 15 vjet dënimi sipas shkallës nga kodi penal për ndërtime pa leje.”- tha Bledi Çuçi.

Trafiku dhe kultivimi i kanabisit ne Shqipëri e vendosin Shqipërinë në listë të zezë por për Kryeministrin Rama policia ka arritur sukses ndaj i kalon dhe një detyre të ndalimit të ndërtimeve pa leje.

“Kjo është policia e shtetit që e shfarosi fenomenin e kultivimit masiv të kanabisit. “- shprehet Rama. 

Ne takimin me drejtuesit e policisë nuk  kursyen as ironitë.

“Kjo nuk bëhet fjalë për fusha të mbjella nëpër male, bëhet fjalë për  ndërtime në rërë, ndërtime në sy të gjithëve.”-shton Rama.

EMISIONET