Pamjet dramatike nga aksidenti në Yzberisht, shikoni si fluturon motori pas përplasjes me makinën

Ky është momenti dramatik i aksidentit të një dite më parë në bulevardin "Migjeni" pranë zonës së Yzberishtit, ku kubi jetën një 45-vjeçar.

Viktima i identifikuar si Fatmir Avdillari po udhëtonte me motorin që shikoni në video kur një makinë i ka prerë rrugën dhe është përplasur fillimisht me të dhe pastaj edhe me një automjet tjetër, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

E plagosur në këtë aksident ka mbetur dhe drejtuesja e një prej mjeteve, 38-vjeçarja me iniciale E.M. e cila u dërgua në spital.

Viktima Fatmir Avdillari, është një personazh i njohur u botës së krimit, ku identifikohej edhe me nofkën "Xubi" i Yzberishtit. 

Së bashku me dy vëllezërit, ata kanë qenë anëtarë të bandës së Yzberishtit dhe janë dënuar për vjedhje e vrasje.

Fatmir Avdillari së bashku me dy vëllezërit e tij në 27 janar 1998 vranë biznesmenin italian Stefano Rossi, i cili sapo  kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka.

“Xubi" u dënua me 12 vite burg dhe u lirua në vitin 2008, ndërsa në 11 prill të vitit 2009 ai ekzekutoi Ardian Tahirin, pasi sipas tij, i kishte vrarë të vëllanë, Fiqiri Avdillarin në Athinë.

Pasi doli nga burgu në 2017-ën, "Xubi" i Yzberishtit ka qenë dhe subjekt i OFL-së, ku në shtator të 2020-ës i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë.

EMISIONET