Ngrihen dyshimet për “fatin” e Titanikut, dorëshkrimi i 12-vjeçares huton ekspertët

 

Ngrihen dyshimet për “fatin” e Titanikut, dorëshkrimi i

Pas 105 vitesh është gjetur një shënim në një letër i shkruar nga Mathilde Lefebvre, e cila së bashku me tre vëllezërit motrën dhe nënën e tyre humbën jetën, kur u përmbys anija e Titanikut.

Ndërkohë mesazhi i gjetur në shishen në breg të një deti ka ngritur dyshimet e shkencëtarëve, në lidhje me tragjedinë e Titanikut, ku humbën jetën qindra persona.

Shënimi intrigues mban datën 13 Prill 1912 dhe mban emrin e 12-vjeçares, Mathilde Lefebvre, e cila ishte një pasagjere e klasit të tretë në anijen fatkeqe.

“Unë jam duke e hedhur këtë shishe në det në mes të Atlantikut. Ne do të arrijmë në Nju Jork për disa ditë. Nëse dikush e gjen, tregojini familjes Lefebvre në Liévin.”– shkruhej në letër.

Dorëshkrimi është marrë nën hetim nga ekspertët e historisë, të cilët kanë bërë me dije se shumica dërrmuese e sendeve që mbetën  nga mbytja e Titanikut ndoqën rrjedhën e gjirit dhe përfunduan në brigjet evropiane. Jo në Kanada, siç raportohet për shishen me mesazh. 

“Nuk është plotësisht e pamundur, ndaj kërkime të mëtejshme përcaktojnë vërtetësinë e shishes, letrës dhe shkrimit. Nëse rezultojnë të vërteta, “Bay of Fundy”, ku u gjet letra do t’i nënshtrohet një studimi gjeomorfologjik,“-thanë ekspertët.

Tani shkencëtarët po hetojnë dokumentin misterioz në përpjekje për të provuar nëse është i vërtetë apo i stisur. Nicolas Beaudry, profesor i Universitetit të Qebekut tha se mund të jetë origjinale.

Kur Titaniku u mbyt, Mathilde, vëllezërit e motrat e saj dhe nëna e tyre ishin rrugës për në Neë York për t’u bashkuar me babanë Franck. Franck, një koleksionist nga Liévin në Pas-de-Calais, ishte larguar nga Franca në 1910 për të jetuar në Ioëa.

EMISIONET