"Paga mesatare 900 euro", Tola: Qeveria kuptoi se po largohet klasa punëtore dhe profesionistët
Afrimi i zgjedhjeve ka bërë që nga qeveria të ketë premtime për paga mesatare 900 euro brenda dy viteve apo rritje të pensioneve.
Eksperti i ekonomisë Igli Tola në një intervistë për Ora Neës u shpreh se e gjtihë kjo bëhet pasi qeevria ka kuptuar se nga vendi është larguar shtresa punëtore dhe profesionistë dhe një gjë e tillë shërben si metodë për të mbajtur në vend klasën punëtore që ka mbetur.
"Kryeministri dhe kabineti qeveritar po kupton largimin e shtresës për punë e profesionistëve dhe ku një nga arsyet kryesore janë ato ekonomike. Problemi është se si do të arrihet kjo. Ne njihemi si ndër ato vende me produktivitetin më të ulët në punë. Ne jemi shumë larg, gati sa gjysma e Serbisë apo Bosnjes. Kjo lidhet me zhvillimin e ekonomisë, sektorët që dominojnë apo dominimi i tregut të punës," tha ai.
Sa i takon krizës ekonomike që ka përfshirë vendin, Tola u shpreh se 6-mujori i parë i 2023 dhe në vijim do të jetë disi i vështirë pasi kriza po përfshinë të gjithë sektorët e ekonomisë.
"Ky 6-mujor i parë i 2023 do të jetë një periudhë maturiteti. Kostot e prodhuara nga kriza do të shpërndahen në të gjithë ekonominë. Nëse në fillim goditjen e morën 3 sektorë tashmë në mënyrë kapilare po shpërndahen në të gjithë ekonominë. Fuqia dhe menaxhimi i ekonopmisë aty shihen. Një ekonomi si e jona ka vuajtur shumë nga kjo gjë. Një rimëkëmbje është shumë larg realitetit, por duke parë treguesit e inflacionit dket se po shkojmë drejt një stabiliteti," tha ai.
