Kërkohet kaseta e “21 janarit”, oficerët nga Tirana në familjen e Aleks Nikës në Lezhë

Hetues nga Policia e Tiranës trokitën në derën e familjes së Aleks Nikës në Lezhë, me qellim marjen e një prove që ka të bëjë më 21 janarin. Oficerët do të admistrojnë bisedën ku pretendohet se janë komunikimet e komandantit të gardës, me vartësit. Materiali mësohet se është siguruar në verën e këtij viti nga familjarët e të riut nga lezha që u vra përballë kryeministrisë, 12 vjet më parë.

Oficerë të policisë së Tiranës mbërritën në banesën e Aleks Nikës në Lezhë të mërkurën, pas rinisjes së verifikimeve lidhur me regjistrimin zanor të publikuar së fundi për 21 janarin.

Pas marrjes në pyetje të gazetarit Artan Hoxha që publikoi materialin zanor, hetusit nga drejtoria vendore e policisë së Tiranës shkuan në Lezhë me qëllim marrjen nën administrim të kasestës, por edhe pytjen e familajrëve të Aleks Nikës.

I riu nga Lezha mbeti i vrarë më 21 janar 2011, në zonën mes Kryeministrisë dhe Gjykatës Kushtetuese, pasi u qëllua me plumb në kokë. Predha e gjetur në trupin e tij u nxor nga mjekët në Turqi, ku Nika u dërgua për kurim pas ngjarjes por nuk arriti të mbijetojë.

Ekspertimi i plumbit në Shqipëri e më pas në SHBA, nuk arriti të identifikonte armën që kishte kryer qitjen, pasi predha ishte dëmtuar në vjaskat e saj. Familjarët e Aleks Nikës kanë kërkuar drejtësi për 12 vite radhazi, ndërsa në verën e këtij viti kanë siguruar regjistrimin e bisendave mes kreut të gradës Ndrea Prendi me efektivat e gardës, më datën 21 janar 2011.

Sipas përmbajtjes në bisedë, kreu i gardës në atë kohë jepte dirketiva për menaxhimin e protestës dhe në një moment dëgjohet ku u thotë vartësve të tij që ta hapin zjarr luftarak nëse cënohej perimetri i objektit të Kryeministrisë.

Pas publikimit të këtij regjistrimi ministri Ulsi Manja ka depozituar në SPAK një kallzim ndaj ish kryministrit të asaj kohë Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendit për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese dhe shpërdorimit të detyrës.

Për dy nga katër vrasjet e 21 janarit, autorët nuk janë identifikuar, pasi hetimi nuk ka arritur të përcaktojë kush ka qëlluar ndaj Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës.

21 janari aleks nika

EMISIONET