"Oferta mbaron ende pa filluar…", qytetarët të pakënaqur nga kompania telefonike One

Çmimet e papërballueshme të ofertave telefonike të kompanisë One kanë rritur pakënaqësitë e qytetarëve.

"Nuk jemi të kënaqur fare.Kam dy vjet me 8 mijë lekë dhe nuk më kanë dhënë njëherë një shpërblim.Nuk do ta kisha marrë fare po ta dija kështu."

Pagat dhe pensionet u ulëta i detyrojnë ata të mendojnë dy herë kryerjen e një oferte telefonike, pasi e shohin si një kosto tejet të lartë që rëndon mbi ta.

"Ofertat përnjëherë skadojnë, sesi i hanë lekët nuk merret vesh."

"Më përpara mbaron sesa fillon oferta."

"Ne jemi pensionistë dhe nuk i përballojmë dot."

Ndërsa për të rinjtë problem është interneti.

"Interneti mbaron shpejt, 8 mijë lekë oferta.Të ulë çmimin dhe të mos mbarojë aq shpejt. Me pas sa më shumë mundësi për zgjedhje, kjo është e vetmja gjë që mund ti këshilloj kompanisë."

Gjatë pjesë së dytë të vitit 2020 edhe AKEP ka identifikuar një rritje të denoncimeve të abonentëve drejt tre kompanive celulare sa i përket portimit të numrit.

Madje edhe vetë kompanitë denoncuan praktika abuzive në procesin e portimit të numrit nga shoqëritë konkurrente.

AKEP bën të ditur se ka paralajmëruar operatorët për rritjen e ndjeshme të përqindjes së kërkesave të refuzuara dhe ankesave për portim, duke kërkuar marrjen e masave urgjente.

Por në raportin e dorëzuar tashmë në parlament, pavarësisht disa reagimeve sporadike, të tre operatorët vijuan të rezultonin me tregues të përkeqësuar të pranimit të kërkesave për "Port-Out".

EMISIONET