E RËNDË NË SHBA/ Një familje e zhdukur në heshtje, tetë persona gjenden pa jetë në shtëpinë pranë liqenit në Michigan

E RËNDË NË SHBA/ Një familje e zhdukur në heshtje,

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Michigan të Shteteve të Bashkuara, ku tetë persona janë gjetur të pajetë brenda një banese në Grand Haven Township, pranë liqenit Michigan. Mes viktimave dyshohet se janë gjashtë fëmijë.

Ngjarja u zbulua të premten, pasi shërbimet e emergjencës u njoftuan për një zjarr në një shtëpi. Pas mbërritjes në vendngjarje, ekipet e ndërhyrjes gjetën brenda banesës trupat e tetë personave.

Sipas autoriteteve amerikane, viktimat dyshohet se i përkasin së njëjtës familje. Fëmijët ishin të moshave nga 5 deri në 15 vjeç, ndërsa disa prej personave të gjetur në banesë dyshohet se kishin plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Hetuesit e kanë përshkruar skenën si një rast kompleks dhe po punojnë për të përcaktuar mënyrën se si ka ndodhur tragjedia. Aktualisht nuk raportohet për persona të dyshuar jashtë banesës.

Autoritetet janë në pritje të rezultateve të autopsive, të cilat pritet të ndihmojnë në përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të vdekjes së viktimave.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje te banorët e zonës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të një prej rasteve më të rënda të regjistruara së fundmi në komunitet.

EMISIONET