Ofendoi dibranët, dhunohet "supermashtruesi" Ledion Mucaraku
Ofendoi dibranet në Tik Tok, sulmohet "supermashtrusi" Ledion Mucaraku.
Një zenke në rrjete sociale është përkthyer në sherr mes Ledion Mucarakut personazhit komik por edhe i njohur si pjese e një rrjeti mashtrimi me firmat piramindale dhe mes disa personave të tjerë.
Ai ka dononcuar prane komisariatit nr 2 në Tiranë se një natë më parë ka qenë duke levizuar pranë rrugës "Muhamet Gjollesha" kur dy perosona janë afruar duke e goditur pas koke.
Sipas deklaruesit dy personat e pa njohur gjatë kohës që po e qëllonin i kanë thëne "Pse i shan Dibranët". Sipas Mucarakut keto persona e kanë ndjekur deri pranë komisariatit duke e sharë dhe ofenduar.
Ai po ashtu ka deklaruar se gjate një live të zhvilluar në Tik Tok ka folur keq për dibranët por pa i ofenduar dhe jo me tendencë të keqe.
Ledion Mucaraku i njohur si "supermashtrues" ka qenë i dënuar nga Gjykata e Fierit. Sipas hetimeve të asaj kohe Mucaraku kishte mashtruar mbi 900 persona duke përdorur formulë të skemave piramindale.