KONTRATA E VDEKJES/ Për të parë Titanikun, turistët: Fjala “vdekje” 3 herë vetëm në faqen e parë të kontratës!
5 miliardërët që humbën jetën në fund të oqanit në tentativë për të parë rrënojat e Titanikut, kanë nënshkruar më herët vdekjen e tyre! Turistët që më herët kishin udhëtuar me nëndetësen e vogël Titan, kanë thënë se në kontratën e firmosur me fjala “vdekje” përmendej 3 herë vetëm në faqen e parë, ndërsa kompania nuk jepte pothuajse asnjë siguri për jetën e tyre!
Mike Reiss dhe Alan Estrada, udhëtuan në vitin 2022 me nëndetësen Titan, për të parë Titanikun.
Pas tragjedisë së javës së kaluar me 5 të vdekur, ata tanimë kanë zbuluar edhe kontratën që nënshkruan para se të niseshin në fund të oqeanit.
Veçse duhet të paguanin secili 250 mijë dollarë, në kontratë vetëm në faqen e parë fjala “vdekje” shkruhej 3 herë!
“Kam firmosur se mund të ketë dështime që mund të shkaktojnë lëndime ose vdekje. Dhe se këto nuk ishin përgjegjësi e kompanisë. Aty ndjeva se po rrezikoja jetën”, tha Estrada.
“Ishte një mision vetëvrasës dhe unë pata fatin që dola i gjallë”, tha gjermani duke kujtuar ekspeditën e rrezikshme.
Sipas personave që e kanë parë kontratën dhe e kanë firmosur atë, qatasi shkruhej se nëndetësja eksperimentale nuk është aprovuar ose certifikuar nga asnjë organ rregullator dhe mund të shkaktojë lëndime fizike, trauma emocionale ose vdekje.
Skenaristi i The Simpsons ka rrëfyer për BBC se kontrata vdekjeprurëse e E përmend vdekjen tri herë në faqen e pare.
“Kur po hyja në nëndetëse, mendova se mund të ishte fundi. Pra, ai që merr përsipër këtë iniciativë, e ka marrë parasysh vdekjen”-është shprehur ai.
5 miliarderë humbën jetën në thellësinë e oqeanit teksa nëndetësja e tyre shpërthu të dielën e kaluar në tentativë për të parë rrënojat e anijes së famshme Titanik.