Nuk kanë fund telashet për Erion Veliajn/ I komunikohet edhe një akuzë e re nga SPAK-u, ja çfarë bëri në qeli
Duket se telashet për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj nuk kanë të mbaruar.
Pasi u mor në pyetje në SPAK për rreth 2 orë, burime jo zyrtare për gazetarin Edison Vatnikaj bëjnë me se Veliajt i është komunikuar një akuze e re, konkretisht neni 324/a futja e sendeve të ndaluara në qeli.
Akuza ka të bëjë me futjen e aparateve telefonikë në qelinë ku ai po vuan masën e sigurisë.
Veliaj sipas SPAK-ut e ka përdorur telefonit për të nisur një fushatë sulmi dhe shantazhi mediatik kundrejt prokurorëve dhe gjyqtarëve të tij në këtë proces.