Nuk gjendet adresa e anëtares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtyhet sërish gjyqi për incineratorin e Elbasanit
Procesi ndaj të akuzuarve për incineratorin e Elbasanit dështoi për herë të dytë në Gjykatën e Posaçme. Shkak u bë mosnjoftimi i një prej ish-zyrtareve të pandehura, e cila edhe pse është lënë në arrest shtëpie, prokuroria thotë se nuk i gjen adresën për ta njoftuar për seancën.
Për herë të dytë shtyhet nisja e procesit të gjykimit për incineratorin e Elbasanit me 10 të pandehur dhe dy kompani, përkatësisht "Albetec Energy" dhe "Integrated Energy".
Shkak është bërë mungesa e njoftimit zyrtar të Jonida Zeqos, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Pavarësisht se Zeqo ndodhet nën masën arrest shtëpie, për herë herë të dytë autoritet nuk e gjejnë në adresën përkatëse të bërë të njohur prej saj në Gjykatë.
Prokurorët e çështjes Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuar shtyrjen e seancës për njoftimin zyrtar të Zeqos dhe pezullimin e afateve të paraburgimit për personat e arrestuar.
Gjithashtu organi i akuzës, iu përgjigj gjykatës se nuk është të vendodhjes së të pandehurës.
Nga Interpol Tirana, deri në fillim të këtij muaj, për Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin ka patur informacione për lokalizimin e tyre në Austri.
Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin, se deri më 5 prill, nuk një informacion nga austriakët nëse është pranuar kërkesa.
Më 30 mars, në GJKKO ishte planifikuar seanca e parë e gjykimit në themel, por edhe ajo dështoi për të njëjtat shkaqe, ku përveç mosnjoftimit të Zeqos, u bë mungesa e dy avokatëve, përkatësisht i Etleva Kondit, e cila ishte e pranishme, dhe avokati i kompanisë "Albtec Energi shpk".
Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako dhe ish-ministri Lefter Koka nuk kanë marrë pjesë në asnjërën prej seancave.
Të pandehur për incineratorin e Elbasanit janë, Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo , Bardhyl Çabiri, Serafin Papa.
Nga këta pas hekurave qëndrojnë Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi dhe Byrdhyl Çabiri. Ndërsa në arrest shtëpie qëndrojnë Jonida Zeqo, Etleva Kondi e Serafin Papa.
Në kërkim janë tre administratorët e incineratorit Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja.
Seanca e radhës u caktua me 20 prill në orën 09:30.