Këto janë llojet e rakisë që konsumohen në Korçë
Traditat dhe kultura e Korçës, kanë qenë tema në puntatën e tretë të emisionit ‘Ora Verore’ në RTV Ora, në moderimin e Ronaldo Sharkës dhe Feride Kuqit.
Korça, një nga perlat e juglindjes së Shqipërisë, përveç serenatave njihet dhe për konsumimin e rakisë.
Ledia tregoi se në zonë konsumohet, rakia e rrushit, dardhës dhe e kumbullës. Ajo tha se rakia blihet shumë nga vizitorë, turistë e vendas.
Ledia: Rakinë e dardhës e tregtojmë në qytetin e Korçës, ndërsa fabrika ndodhet në Tiranë. Kemi rakinë e rrushit. Kjo është një nga rakitë më të shitura në qytetin tonë. E marrin shumë vizitorë turistë e vendas. Ne këtu nuk kemi vetëm rakinë, kemi dhe likernat dhe brendin konjak që është një konjak shumë i vlerësuar nga turistët.