Korça, qyteti i të gjitha stinëve "zien" nga turistët, Katundi: Qytet i qetë, se ka shumë qytetari

Korça prej vitesh është shndërruar në një artraksion për turistët dimër dhe verë. Sezoni veror këtë vit u hap me festën e karnavaleve që i dhanë jetë dhe ngjyra qytetit juglindor.

"Ora Verore", emisioni veror në Rtv Ora nuk mund ta humbte këtë aktivitet. Larisa Katundi, drejtoreshë e marrëdhënieve me publikun në bashkinë e Korçës shoqëroi gazetarin Ronaldo Sharka përgjatë Pazarit të Vjetër, duke na zbuluar pak nga historia, aktivitetet verore por edhe arsyen se pse Korça vizitohet masivisht përgjatë gjithë vitit.

"Ka vende bregdetare shumë të bukura dhe jam e sigurt që vera të gjithë njerëzit i mbledh në bregdet por Korça është qyteti i të gjitha stinëve. Ka shumë histori dhe vlera. Ka qenë një qendër shumë e madhe tregtare ku tregtarë nga gjithë Shqipëria dhe rajoni bënin tregti në Korçë te Pazari i Vjetër. Tani është një Ansambël totalisht i rikonstruktuar që përveç bizneseve, atmosferës së këndshme dhe lokaleve ka dhe shumë aktivitete dhe jetë nate padyshim. Në Korçë kanë menduar se ka vetëm serenata".

Po sa e sigurt është jeta e natës në Korçë?

"Është një qytet shumë i qetë sepse ka shumë qytetari".

Korça, qyteti i të gjitha stinëve "zien" nga

 

 

 

EMISIONET