Njeriu që kërcënoi gazetarët, sherr me vëllezërit për lekët e TV. Djali i Albertit i vuri armën në gjoks xhaxhait: “Do të të vras!”
Njëri nga pronarët dhe drejtori i televizionit lokal “6+1” në Vlorë Albert Deliaj, rezulton se nuk është vetëm në konflikt të hapur me gazetarët, por ka një përballje akoma dhe më serioze me vëllezërit e tij.
“Ora News” ka mësuar se kjo përballje është bërë çështje penale duke u transferuar dhe në dyert e gjykatës së Vlorës, pasi nga përplasja fizike mes vëllezërve dhe nipave është përdorur dhe një armë pistoletë.
Por fatmirësisht nuk ka pasur viktima mes anëtarëve të së njëjtës familje Deliaj që administrojnë televizionin lokal "6+1".
Në dosjen e siguruar, del se protagonist në këtë ngjarje të rëndës mes vëllezërve dhe nipave, është sërisht Albert Deliaj dhe djali i tij Klevis Deliaj.
Njeriu që pak ditë më parë nuk la gazetar pa sulmuar, fyer dhe kërcënuar me klithma amatoreske se: “…do i zhvishte lakuriq në qëndër të Vlorës…. apo …do i përdhunonte gratë dhe motrat…”, duket se ka turbulenca mendore, pasi në 2017 për pak sa nuk është bërë protagonist në vrasjen e vëllait të tij, Arben Deliaj.
Ngjarja është rregjistruar në 19 mars 2017 dhe shkak i sherit mes dy pronarëve të televizionit 6+1 ka qënë ndarja e lekëve të këtij biznesi mediatik në Vlorë.
Për shkak se dy vëllezërit, nuk kishin gjetur një zgjidhje për ndarjen e lekëve, mes të dyve ka nisur një përlasje verbale, fizike dhe më tej në përdorimin e një arme tip “Lunger model 85”.
Armën në fjalë e ka përdorur djali i Albertit, Klevis Deliaj, i cili rezulton t'ia ketë vënë në gjoks xhaxhait të tij duke i thënë: “…do të vras, pse e ke qëlluar babain tim…”.
Nga materiali në dosje del se ngjarja ka ndodhur në muajin Mars 2017 në zonën “Uji i Ftohtë" Vlorë, pasi ka pasur një konflikt familjar të shoqëruar me armë zjarri.
Rezulton se fillimisht konflikti ka lindur ndërmjet Albert dhe Arben Deliaj, dy vëllezër për shkak të një problem mbi një biznes të tyre të përbashkët.
Konkretisht ata janë konfliktuar fillimisht tek dera e televizionit "6+1", për arsye se Arben Deliaj ka pasur pretendime për një shumë parash, të cilat nuk i jepen nga vëllai i tij, shtetasi Albert Deliaj.
Pasi janë goditur me shpulla mes tyre, vëllai tjetër i tyre Qetësor Deliaj është munduar ti qetësojë. Pasi janë ndarë, Arben Deliaj së bashku me vëllanë e tij Qetësorin kanë shkuar në ambjenttet e lokalit të tyre "Juna" në "Ujë të Ftohtë".
Në momentin që kanë zbritur tek lokali, ku kanë shkuar edhe dy djemtë e tij Emiljano dhe Julian Deliaj, ka ardhur me një mjet makinë Klevis Deliaj, djali i vëllait të tij Albert Deliaj, me të cilin ai është konfliktuar pak më parë.
Menjëherë sapo ka zbritur nga makina, Klevisi i është drejtuar me një armë zjarri tip pistoletë xhaxhait të tij Arben Deliaj, duke ia mbështetur në kraharor dhe duke e kërcënuar me fjalët: "…do të vras, pse e ke qëlluar babanë tim…".
Më pas Klevisi ka ulur dorën dhe me armën ka qëlluar në drejtim të lulishtes së lokalit.
Në këtë moment ka ndërhyrë Genci Deliaj, që është vëllai tjetër i shtetasit Arben Deliaj dhe Albert Deliaj dhe duke i marrë armën ka kanosur me të shtetasin Julian Deliaj, djalin e Arben Deliaj.
Më pas në ngjarje dhe në këtë konflikt kanë ndërhyrë personat e tjerë, Emiljano, Qetësor, Deliaj, duke i hequr armën, e cila nuk shkrepi pasi sipas deklarimeve të tyre u bllokua.
Por në vendin e ngjarjes ka ardhur më pas edhe Albert Deliaj, duke u qëlluar sërish mes vëllezërve dhe nipave të së njëjtës familje.
Përplasja fizike ka vijuar deri në momentin që ka shkuar policia dhe ka shoqëruar në komisariat të gjithë protagonistët.
Në kuadër të veprimeve të para proceduriale hetimore të kryera në vitin 2017, janë marrë deklarimet përkatëse nga personat që kanë qënë të pranishëm në vendin e ngjarjes, konkretisht Arben, Julian, Emiljano, Qetësor, Albert Deliaj etj.
Nga deklarimet e të cilëve rezulton se ka qënë pikërisht në fillim Klevis Deliaj, djali i kërcënuesit të gazetarëve Albert Deliaj, i cili ka kanosur me armë xhaxhanë e tij Arben Deliaj, e më pas duke qëlluar me armë në drejtim të lulishtes.
Si dhe më tej shtetasi Genci Deliaj, i cili pasi i ka marrë armën nga dora Klevis Deliaj, ka kanosur me të, nipin e tij Julian Deliaj, që është djali i Arben Deliaj.
Nga veprimet hetimore rezultoi se Klevis Deliaj mbante një pistoletë tip “Luger” prodhim Çek të rregullt teknikisht për të bërë qitje. Arma në mometin e përdorimit kishte 5 fishekë, të cilën fatmirësisht nuk i shkrepi, pasi gjëndja në familjen Deliaj do ishte përshkallëzuar.
Dosjet e Klevis Deliaj, janë në Vlorë dhe Elbasan dhe nëse hapet kapaku i këtyre çështjeve, pronari i televizionit "6+1" Albert Deliaj, nuk do ketë më kohë të konfliktohet dhe aq më tepër të zhveshë lakuriq gazetarët në qëndër të Vlorës.