SPAK: Zyrtari i arrestuar i Urbanistikës mori mijëra euro ryshfet për shfrytëzimin e plazheve në Sarandë e Ksamil. I arrestuar edhe një inspektor i IKMT-së

SPAK ka dalë në një njofim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ariel Balanit, zyrtarit të Urbanistikës në Sarandë mbrëmjen e djeshme,

SPAK thotë se Zyrtari i Urbanistikës Sarandë, mori 12 mijë euro ryshfet për një leje shfrytëzimi plazhi.

Gjithashtu, SPAK thekson se Balani mori 6 mijë euro, që të ndikonte në marrjen e një lejeje për shfrytëzim plazhi në Ksamil.

Po ashtu, SPAK se i arrestuar tjetër është dhe inspektori i IKMT-ës, Julian Preni i cili kërkoi 7500 euro, për mosprishjen e një objekti në Ksamil.

SPAK: Zyrtari i arrestuar i Urbanistikës mori mijëra euro ryshfet
Julian Preni

Julian Preni, ish-Përgjegjës i IKMT Sarandë, i arrestuar me urdhër të SPAK për “korrupsion pasiv” lidhur me një ndërtim në Ksamil, rezulton se po gjykohet për një tjetër vepër penale në Sarandë.

Preni rezulton të jetë dërguar per gjykim nga Prokurori i Sarandës, Kledian Llaho për “shpërdorim detyre”.

Ai ka qenë fillimisht nën hetim nga Prokurorja e SPAK-ut, Doloreza Musabelli, por cështja i kaloi për moskopetencë Prokurorisë së Sarandës, e cila formësoi akuzën “shpërdorim detyre” lidhur me favorizimin e ndërtimeve pa lehe në Ksamil gjatë kohës që Preni ishte me detyrë në Sarandë dhe e dërgoi atë për gjykim në Gjykatën e këtij qyteti.

EMISIONET