Një pallat 10-katësh përfshihet nga flakët në Durrës, evakuohen banorët (VIDEO)

Një pallat 10-katësh përfshihet nga flakët në

Një tjetër zjarr në një pallat 10 katësh ra mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, në lagjen nr. 4, pranë stacionit të trenit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se banorët u evakuuan menjëherë dhe nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar.


NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 23:30, në lagjen nr. 4, pranë stacionit të trenit ra zjarr në katin e 10 të një pallati.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.

Shërbimet e Policisë evakuuan menjëherë banorët dhe nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar.

Zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

EMISIONET