Ngjarja në Elbasan, Hajdarmataj: Ish-efektivi i RENEA vrau një person por shpëtoi disa të tjerë

Ish drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj, ishte i ftuari i gazetares Matilda Mcini në Ora News për të komentuar ngjarjen e djeshme në Elbasan dhe klimën parazgjedhore në vend.

Sipas tij, ngjarja e djeshme tregon ngarkesën që ka qyteti i Elbasanit sa i përket aktivitetit kriminal.

“Ngjarja e ditës së djeshme është produkt i gjithë kësaj ngarkese që ka qyteti i Elbasanit përsa i përket aktivitetit të theksuar kriminal, që eksponentë të ndryshëm ka në atë qytet. Unë e kam thënë edhe herë të tjera dhe vazhdoj ta kem këtë mendim që, këta eksponentë kriminalë kanë mbështetje nga politika dhe ja ku jemi përpara një ngjarjeje, fatkeqësisht me një humbje jete. Një ngjarje shumë e rëndë, për mendimin tim, me prapavijë politike”, u shpreh Hajdarmataj.

Më tej ai kritikoi punën e Policisë së Elbasanit që edhe pse e ishte e pranishme nuk reagoi. Ndërsa shtoi se ish efektivi i RENEA-s, Arbër Papleka, megjithëse vrau një person, shpëtoi shumë të tjerë. 

Dy nëndrejtorët e Policisë dhe dhjetëra efektivë shkojnë në një vendngjarje dhe një person X, është në kërkim, por nuk është shprehur nga prokuroria dhe policia për çfarë akuzohet, shkon, qëllon me armë, pastaj merr kundërpërgjigjen dhe në fund ai lejohet nga efektivët e policisë që të largohet. Shihet nga të gjitha palët që ka qëlluar i pari dhe ish efektivi i RENEA-s ka reaguar për shkak të instikteve të tij profesionale dhe nuk është me vend por duhet ta shprehim, ai me atë veprim vërtetë ka vrarë një person por ka shpëtuar jetën e shumë të tjerëve. Se janë dy persona të plagosur nga ana tjetër. Pra nga pala e cila akuzohet për dhunë".

Ditën e djeshme, pas një përplasje me armë, mbeti i vrarë shtetasi Pjerin Xhuvani, ndërsa u plagosën 4 të tjerë, mes tyre edhe një punonjëse e Policisë.

EMISIONET