NGJARJA MAKABËR/ Përcillet për në banesën e fundit 50-vjeçarit në Durrës, Pëllumb Meta u vra dhe u gropos nga 3 fëmijët e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2024, 10:56
Zhvillohet sot ceremonia mortore e Pëllumb Metës, 50-vjeçari që u vra nga djali i tij, ndërsa bashkëpunëtorë në këtë krim të rëndë që tronditi mbarë vendin ishin dhe dy fëmijët e tjerë.
Si fillim për krimin u dyshua e bija, Hygerta Meta, e cila mori dhe përsipër autorësinë e krimit, por hetimet treguan krejt të kundërtën.
Babai ishte vrarë nga djali i tij, Hysen Meta, ndërsa për varrosjen e tij në kasolle kishin marrë pjesë dhe vajza dhe djali.