Nga narkotikët te mashtrimi dhe vjedhja/ Arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale në Tiranë

Njoftimi
Finalizohet operacioni policor “Catch 5”.
Pesë persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë, në pranga ka rënë një 26-vjeçar, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 2 vite, 1 muaj e 5 ditë burgim.
Nga policia është ndalur shtetasi I. G., 31 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 1 muaj e 8 ditë burgim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin R. G., 39 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën dhe ndaluan shtetasin E. G., 22 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
Nga policia u ndalua edhe shtetasi R. R., 38 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 20 ditë burgim për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

