Në Patos edhe uji i ndotur me orar, banorët: Në 23 vite, asnjë investim
Në fshatin Kuqar të Patosit uji vecse është me orar të kufizuar, është edhe i ndotur. Banorët ankohen për mungesë investimesh prej më shumë se 23 vitesh ndërsa thonë se nuk besojnë më asnjë premtim politikanësh.
Veçse me orar, uji që rrjedh në cezmat e banorëve të fshatit Kuqar të Patos është i ndotur.
Situata është bërë shqetësuese për banorët të cilët thonë se nuk është investuar që prej vitit 2000.
Një depo betoni u ndërtua, por në 23 vite nuk është pastruar e mirëmbajtjur asnjëherë.
"Depo e betonit atje nuk ka as roje, asnjë gjë. Është një depo atje lart, as e kanë pastruar asnjë gjë.
Të bëhet të paktën uji i pijshëm, atëherë na kthehen njerëzit që kanë ikur.
Uji i pisët, ashtu bëhet mikrobi," thonë banorët.
Në vend që të merreshin masa për zgjidhjen e kësaj situate, pusheti lokal ka vendosur sahate uji për të matur konsumin.
"Tani kanë vënë dhe sahate, se mëpërpara nuk merrnim ujë tamam. E bënim me rradhë një herë një lagje një herë një lagje tjetër. Asnjë investim nuk ka, vunë sahatet vetëm për të marrë lekët," thanë banorët.
Si zgjidhje kanë vetëm botet e furnizimit me ujë.
"Vjen boti dhe marrim aty," tha një banor.
Megjithëse u ëhstë premtuar se projekti i ri i ujësjellësit do të vihet në funksion shumë shpejt, banorët e fshatit Kuqar në Patos nuk u besojnë më politikanëve.

