Ndrejaj: Protesta solli thyerjen e frikës dhe sfidoi kulturën e mosreagimit në Shqipëri

I ftuar në emisionin Drejt në Ora News, Flavjan Ndrejaj deklaroi se protesta ka pasur një rol të rëndësishëm në nxitjen e reagimit qytetar, duke e cilësuar si një moment që ka zbehur frikën dhe ka sfiduar kulturën e heshtjes përballë pakënaqësive ndaj qeverisjes dhe menaxhimit të fondeve publike.

"Duke qenë se i përkas brezit në të cilën jemi në një mosdakordësi shumë të madhe dhe një irritim shumë të thellë në lidhje me mënyrën se si Shqipëria është qeverisur apo është keqpërdorur gjithë këto vite, absolutisht jam pjesë e protestës dhe jam, për sa mundësi kam në opinionin tim e ndaj dhe i bashkohem të gjithëve.

Në fakt, gjëja më pozitive, të paktën në këndvështrimin tim që duke qenë se në një mënyrë të vazhdueshme ka qenë skeptik me forcën e reagimit që popullata shqiptare kishte kohët e fundit, ose mbi të gjitha kulturalisht, modelet që ne përdorim në familjet tona apo në familjet e kujtdo në Shqipëri që nuk janë punët tona, le të mos flasim çfarë na duhet ne.

Kam përshtypjen që kjo protestë të paktën minimalisht, gjëja kryesore që ka bërë dhe fitorja më e madhe që ka është mbytja e frikës dhe ndryshimi sadopak i një kulture të mosreagimit dhe mosqasjes dhe dhënies të opinionit në rast kur ti përballesh me pakënaqësi dhe me mënyrë të gabuar të qeverisjes apo mënyrë të gabuar të menaxhimit të fondeve publike apo çdo lloj gjëje që i përket fondit shqiptar dhe popullatës shqiptare.

Dhe në këto kushte duke qenë se kjo protestë nxori dhe në një këndvështrim nxori dhe në fakt edhe këtë provincializmin dhe periferizmin e partive politike shqiptare si nga ana e Partisë Socialiste dhe nga ana e Partisë Demokratike, duke qenë se ata në fillim gabuan shumë rëndë dhe kjo nxiti dhe revoltën popullore që duke e konsideruar protestën si një mini-miting, si fillim u vu në diskutim pjesëmarrja", u shpreh Ndrejaj.

Ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET