VIDEO/ Ndodhi dje në Durrës, makina 'fluturon' në ajër çiftin dhe arratiset me shpejtësi

Ora News siguron pamjet e aksidentit të një dite më parë në lagjen 11 të qytetit të Durrësit, ku e plagosur mbeti një grua.

Siç mund ta shikoni në video, ajo po ecte në këmbë e shoqëruar nga një burrë, kur një makinë vjen me shpejtësi nga krahu tjetër i rrugës dhe i përplas të dy dhe largohet me shpejtësi.

Pas goditjes burri arrin të ngrihet dhe tenton të ndjekë mjetin, ndërsa kalimtarët shkojnë për tu dhënë ndihmën e parë.

Policia e Durrësit thotë se ka arritur të identifikojë autorin e aksidentit dhe po punohet për ta arrestuar.

Gruaja e aksidentuar u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

VIDEO/ Ndodhi dje në Durrës, makina  'fluturon' në

Gjashtë muajt e parë të vitit kanë prodhuar bilanc tragjik të aksidenteve.

Vetëm gjatë muajit maj, sipas të dhënave janë regjistruar rreth 130 aksidente, me pasojë 22 viktima dhe 27 të plagosur rëndë. 88 persona të tjerë janë dëmtuar më lehtë.

Nga janari deri në maj, aksidentet kanë marrë 92 jetë në rrugët e vendit.

EMISIONET