Ndodh edhe kjo, infermierët i japin Ramës çmim mirënjohje: Na ka mbështetur!

Një skenë gati groteske ishte ajo që ndodhi ditën e sotme në Amfiteatrin e Liqenit Artificial ditën e sotme.

Në Ditën Botërore të Infermierëve, kryeministrit Rama iu edhe një çmim mirënjohjeje, nga  Asambleja Kombëtare e Infermierëve të Shqipërisë, çmim të cilin Rama e ka refuzuar.

Rama thotë se sot nuk e meriton ta marrë këtë vlerësim pasi në ditën e infermierëve është i vetmi që ikën me nderim.

Rama: Me lejen tuaj nuk do e marr certifikatën. E refuzoj ta marr. Sepse nuk më takon. Po duke qenë se tani ju nuk doni ta lini në siklet Presidenten. Them të bëjmë një kompromis. Certifikatën ta mbajë Urdhri, do e marr pasi rroga të rritet. Se s’ka kuptim. Pa vënë fare në dyshim që e keni menduar këtë punë. Unë nuk e marr këtë, sepse nuk e meritoj. Jam shumë i sinqertë. S’ka shans të vij unë këtu sot, dhe i vetmi që ikën me nderim. Do e lë certifikatën tek urdhri. Llambën do e marr që duhet të shkosh të marrësh certifikatën. Do e marr kur të rritet paga 40%.

EMISIONET