Rama: Infermierët e mjekët heronj, nuk janë njerëz të ulët që fusin duart në xhepat e familjarëve

Në Ditën Botërore të Infermierëve, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëri së bashku me Finlandës janë dy vendet me riskun më të ulët në Evropë për Covidin.  

Rama shtoi se është i keqardhur kur shikon pamje të individëve të caktuar që nuk janë në lartësinë e profesionit të mjekut, por theksoi se ata nuk përfaqësojnë armatën e mjekëve në vend.

Rama: Në flasim për vaksinat dhe vaksinimet dhe jemi krenar për ato që kemi arritur, sepse kemi bërë detyrën. Shumë të tjerë si ne do të donin ta bënin detyrën, por jo të gjithë jemi në të njëjtin pozicion për ritmin e vaksinimit. Shqipëri së bashku me Finlandës janë dy vendet me riskun më të ulët në Evropë për Covidin.  

Jam i keqardhur kur në mjedisin publik dalin pamje të shëmtuara dhe të një ane të neveritshme të gjithë kësaj përpjekje për shkak të individëve të caktuar që nuk janë në lartësinë e këtij profesioni. Kjo keqardhje lidhet me faktin se individë të atillë nuk janë përfaqësuesit e armatës suaj. Shumica e infermierëve dhe mjekëve janë heronj, nuk janë njerëz të ulët që fusin duart në xhepat e familjarëve për të bërë detyrën në raport me pacientët.

EMISIONET