Rama: Mirënjohje për mjekët e infermierët, secili prej jush mund të ishte njëri nga ata që nuk e përballuan Covidin

Në Ditën Botërore të Infermierëve, në një aktivitet të organizuar tek Amfiteatri i Liqenit Artificial, kryeministri Edi Rama falenderoi bluzat e bardha për punën e tyre gjatë pandemisë.

Rama shtoi se mjekët dhe infermierët kanë lënë familjet e tyre për t'ju përkushtuar njerëzve në luftë me atë që ai e quan si armiku i padukshëm.  

Rama: Ne kemi folur mes nesh për çdo rast tragjik të humbjes së jetës ndër bluzat e bardha dhe kemi qenë të tunduar për të bërë nderimet përkatëse. Por gjithmonë, kemi mbetur të mendimit të nderimet duhen bërë në fund të kësaj lufte. Jam shumë mirënjohës Urdhrit të Infermierëve për këtë mundësi që na jap, që të nderojmë ata të cilët nuk janë më mes jush dhe njëkohësisht ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t'ju përcjellë shprehen me të sinqertë të mirënjohjes.

Rama: Secili prej jush mund të ishte njëri prej atyre që nuk e përballuan dot luftën me armikun e padukshëm në trupin e tyre. Kjo e bën shumë të çmuar rezistencën tuaj në këtë luftë nervash. Ju keni lënë familjet tuaja dhe jeni vetëprivuar nga kontaktet normale me ta që t'i përkushtoheshit atyre që pa nuk do ta kishin të mundur që t'i mbijetonin këtij armiku. Unë ju them faleminderit nga zemra për të gjithë ju!

EMISIONET