Rama: Asnjë mjek nuk kërcënohet me vendin e punës për bindje politike, rrisim sërish pagat 40%

Në Ditën Botërore të Infermierëve, kryeministri Edi Rama u shpreh se fëmijët e atyre mjekëve dhe infermierëve që kanë humbur jetën gjatë pandemisë do të mbështeten nga qeveria.

Rama shtoi se asnjë individ nuk kërcënohet me vendin e punës për bindjet e veta politike dhe se rritja e pagës së infermierëve e mjekëve do të vazhdojë edhe në mandatin e tretë.

Rama: Unë kam marrë një angazhim para ditës së zgjedhjeve, që vendim e parë të qeverisë së re do t'ia kushtojmë atyre që i quajmë fëmijë të republikës, vajzat dhe djemtë e të gjithë njerëzve që i kanë shërbyer qytetarëve dhe kanë rënë në krye të detyrës. Fëmijët e tyre sigurisht që nuk do të jenë vetëm, sepse me ketë ligj të ri, deri në ditën e daljes së tyre të pavarur, do të kujdeset Republika e Shqipërisë.

Rama: Kjo është dita edhe për të thënë se ne nuk do t'ia kishim dalë dot, nëse nuk do të kishim investuar me të gjitha forcat, për ta ngritur në një nivel tjetër sistemin tonë shëndetësor, spitalet dhe pagat e mjekëve dhe infermierëve. Kështu u kemi krijuar mjekëve dhe infermierëve kushte të mira pune, si dhe sigurinë e vendit të punës, duke e marrë dhe duke e mbajtur sipas meritës dhe të drejtës. Asnjë individ nuk kërcënohet me vendin e punës për bindjet e veta politike. Rritja e pagës së infermierëve dhe mjekëve ka qenë e konsiderueshme, por e pamjaftueshme. Prandaj ne angazhohemi që do ta rrisim pagën e tyre me 40% akoma.

EMISIONET