Muça: Tregu i punës ka nevojë për mendje pune, jo vetëm për forcë pune
Eksperti i punësimit Erion Muça, i ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, komentoi rezultatet e Maturës Shtetërore 2026, duke theksuar sfidat që lidhen me përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.
Muça u shpreh se tregu shqiptar ka gjithnjë e më shumë nevojë për profesionistë të aftë dhe të kualifikuar, duke nënvizuar se nuk mjafton vetëm forca e punës, por kërkohen njohuri, aftësi dhe kompetenca.
Ai shtoi se niveli i analfabetizmit funksional te të rinjtë mbetet një shqetësim serioz dhe ndikon drejtpërdrejt në mundësitë e tyre për punësim.
Sipas ekspertit të punësimit, zhvillimi profesional dhe edukimi duhet të jenë prioritet për të rinjtë, pasi përbëjnë bazën për ndërtimin e një karriere të suksesshme dhe të një identiteti të qëndrueshëm profesional.

