Mehmeti: Shqipëria përballet me nivel të lartë të analfabetizmit funksional

Pedagogu Ndriçim Mehmeti, i ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, komentoi rezultatet e Maturës Shtetërore 2026, duke shprehur shqetësim për nivelin e aftësive bazë të nxënësve në Shqipëri.

Sipas Mehmetit, vendi përballet me një nivel të lartë të analfabetizmit funksional, ndërsa argumentoi se rezultatet e nxënësve shqiptarë në vlerësimet ndërkombëtare tregojnë problematika serioze në sistemin arsimor.

Ai u shpreh se Shqipëria renditet pas shumë vendeve të rajonit dhe krahasohet me shtete që kanë vështirësi të ngjashme në performancën arsimore. Pedagogu theksoi se këta tregues duhet të shërbejnë si një sinjal për ndërmarrjen e reformave në arsim, me qëllim përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe aftësive funksionale të të rinjve.

EMISIONET