Muça: Duhet të identifikojmë dhe të mbështesim talentin e të rinjve

Eksperti i punësimit Erion Muça, i ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, foli për rezultatet e Maturës Shtetërore 2026, duke theksuar rëndësinë e identifikimit dhe zhvillimit të talenteve te të rinjtë.

Sipas Muçës, mungesa e mekanizmave për të zbuluar, kultivuar dhe mbështetur prirjet e nxënësve krijon vështirësi në zhvillimin e potencialit të tyre.

Ai u shpreh se jo të gjithë nxënësit me rezultate të dobëta në shkollë janë domosdoshmërisht të paaftë, pasi shumë prej tyre kanë talent dhe aftësi të spikatura në fusha të caktuara. Eksperti solli si shembull të rinjtë që, megjithëse kanë neglizhuar shkollën, kanë arritur të dallohen në tregun e punës, veçanërisht në fushën e teknologjisë së informacionit dhe sektorë të tjerë, ku kanë zhvilluar dhe promovuar talentin e tyre pavarësisht rezultateve akademike.

 

EMISIONET