Moti i keq mbërrin edhe në jug të vendit, bllokohet rruga në Vlorë pas rrëzimit të pemës

Moti i keq mbërrin edhe në jug të vendit, bllokohet rruga në

Një stuhi e fortë ka goditur një pjesë të konsiderueshme të vendit pasditen e sotme, duke shkaktuar probleme të shumta edhe në qytetin e Vlorës. Shiu dhe era e fuqishme kanë krijuar vështirësi të mëdha, sidomos në zonat rurale dhe ato afër pyjeve.

Sipas raportimeve të fundit, një pishë e madhe ka rënë në pyllin e Sodës, duke bllokuar njërin sens të një rruge kryesore. Fatmirësisht, rrëzimi i pishës ka ndodhur në një moment kur trafiku ishte i lehtë, duke shmangur kështu ndonjë aksident të mundshëm.

Shërbimet zjarrfikëse janë angazhuar menjëherë për të pastruar rrugën. Ata kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur operacionin për të hequr pemën nga rruga, duke e prerë atë në pjesë për të mundësuar rikthimin e qarkullimit normal.

EMISIONET