Rama: Nuk mund t’i gënjejmë gjyshërit dhe gjyshet duke u thënë nëse na jepni votën do jua bëjmë pensionin 500 euro

Kryeministri Edi Rama nga selia e PS-së ka folur në lidhje me pensionet, duke thënë se janë pjesa më e vështirë e procesit transformues, sepse janë ajo që shteti arrin të rishpërndajë në funksion të kontributeve që mbledh.

Rama tha se nuk duhet të bien në kurthin e iluzioneve dhe se nuk duhet të gënjejnë të moshuarit duke u thënë ‘nëse na jepni votën do jua bëjmë pensionin 500 euro’.

Kreu i qeverisë ka sulmuar dhe opozitën duke thënë se “ky është dallimi i mes nesh dhe atyre që vijnë vërdallë. Ata duan vetëm të rrëzojnë PS, ok shumë normale, por se çfarë të bëjnë pastaj me pushtetin nuk është e vështirë ta parashikosh çfarë bëjnë me të vërtetën, me fjalën”.

Nuk mjaftin të thuash ‘do ti çojmë pensionet kaq’ për ti çuar aq. Nuk mjafton ta kesh me gjithë mend kur e thua, edhe kur e ke me të gjithë mend bëhesh i rrezikshëm.

Pensionet janë pjesa më e vështirë e këtij procesi transformues, sepse pensionet janë faktikisht ajo që shteti arrin të rishpërndajë në funksion të kontributeve që mbledh. Ne jemi shumë të vetëdijshëm, që misioni ynë është i përmbushur kur i kemi dhënë rritjes ekonomike dimensionin gjithëpërfshirës. Nga një rritje që shihet me shifra dhe fakte, tek një rritje që ndjehet në arkën familjare, ka një distancë për të përshkruar. Të gjithë të marrin, por dhe që shteti të qëndrojë në themele të forta. Të mos harxhojmë të gjitha në fillim të muajit dhe pastaj të kolapsojmë të gjithë bashkë, por të garantojmë rritjen e qëndrueshme në një perspektivë të gjatë.

Solla personat si shembull sepse është pikë e dobët e zinxhirit të rritjes, sepse pensionstet janë pika më e dobët e shoqërisë. Prandaj meritojnë shumë më tepër seç mund t’ju japim. Në këtë kuptim është një sfidë e sfidave, nga njëra anë të bëjmë çmos për t’i rritur, por nga ana tjetër të mos biem në kurthimin e ushqimit të iluzioneve. Sepse ne nuk mund t’i gënjejmë gjyshërit dhe gjyshër duke u thënë nëse na jepni votën do jua bëjmë pensionin 500 euro. Kjo mund të ndodhë një ditë, por nuk mund të ndodhë sot nëse na jepni votën.

Këtu është dallimi i mes nesh dhe atyre që vijnë vërdallë. Ata duan vetëm të rrëzojnë PS, ok shumë normale, por se çfarë të bëjnë pastaj me pushtetin nuk është e vështirë ta parashikosh çfarë bëjnë me të vërtetën, me fjalën. Ashtu siç mund të shikosh të tjerë që nuk kanë idenë se cfarë mund të bësh një ditë në pushtet”, tha Rama.

EMISIONET