Aksidenti në Sauk, Spitali i Traumës: 10 pacientë kanë marrë mjekim, një i shtruar në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2023, 20:22
Spitali Universitar i Traumës informon se nga aksidenti i ndodhur ditën e sotme në Sauk, kanë marrë trajtim mjekësor 10 pacientë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Tashmë në spital ndodhet vetëm pacienti I.A. jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti u regjistrua mëngjesin e sotëm ku një autobus u përplas me një veturë në rrethrrotullimin e TEG-ut.