Mjeti me 13 kg hashash u ngeli në rrugë...kërkuan ndihmë por ja "mbiu" policia, një shqiptar mes të arrestuarve

Mjeti me 13 kg hashash u ngeli në rrugë...kërkuan ndihmë por

Tre persona të arrestuar në Greqi pasi transportonin me makinën e tyre 13 kilogramë hashash, për të cilën thirrën ndihmën në rrugë, morën rrugën për në burg. 

Tre të pandehurit, mes tyre një shqiptar, të moshës 31, 44 dhe 23 vjeç përkatësisht kanë dalë sot para hetuesisë për të kërkuar falje për atë që akuzohen.

Pas përfundimit të deklaratës, hetuesi dhe prokurori kanë urdhëruar masën e paraburgimit.

Të njëjtat informacione thonë se njëri nga të tre ka tentuar t'i marrë të gjitha përsipër por nuk ka bindur autoritetet.

Kujtohet se i pandehuri kryesor 31-vjeçar përballet me kallëzim penal për posedim dhe trafik droge, ndërsa bashkëpunëtorët e tij, një 44-vjeçar dhe një 23-vjeçar, përballen me akuza për kundërvajtje.

Hashash, ndihmë në rrugë dhe… arrestim

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së hënës kur të tre personat kanë dashur të transportojnë 13 kilogramët hashash.

31-vjeçari, i njohur për autoritetet, ka menduar të përdorë ndihmën në rrugë për të shmangur çdo kontroll nga autoritetet policore.

Kështu, ai ngarkoi makinën e tij me gati 13 kilogramë hashash dhe së bashku me bashkëpunëtorin e tij 44-vjeçar njoftuan një kompani të ndihmës në rrugë duke thënë se mjeti ishte prishur në Tsalikaki.

Në fakt, anëtari i tretë i grupit, një 23-vjeçar shqiptar, ka shkuar si pasagjer në mjetin e ndihmës rrugore për të treguar vendin e saktë se ku ndodhej makina.

Në të njëjtën kohë, policia duke ditur veprimet e 31-vjeçarit, kishte vënë në vëzhgim grupin prej tre personash, ndaj i dinte saktësisht lëvizjet e tyre.

Sapo mjeti i ndihmës rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka marrë makinën e deklaruar të dëmtuar, janë paraqitur efektivët e policisë të cilët kanë vijuar hetimet.

Aty kanë gjetur 12 kilogramë e 840 gramë hashash dhe kanë arrestuar tre autorët.

Më pas ata kanë vazhduar kontrollin në banesën e 31-vjeçarit ku kanë gjetur dhe sekuestruar 449.2 gram hashash, 36 fishekë, 4 celularë dhe një peshore precize.

Njëkohësisht makina është konfiskuar si mjet për kryerjen e veprave penale.

arrestohen shqiptaret trafik droge greqi

EMISIONET