Ministret e Jashtme, Xhaçka dhe Gërvalla, ditën e hënë më 3 prill do të jenë në Romë
Italia rikthehet protagoniste në politikat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nën iniciativën e ish kreut të Parlamentit Europian, sot numri 2 i qeverisë Meloni, Antonio Tajani, Italia kërkon të ketë rol parësor në marrëdhëniet europiane me vendet e këtij territori e në ruajtjen e dialogut e bashkëpunimit rajonal.
Pas takimit të Triestes mbajtur më 24 janar 2023, Italia mbledh më 3 prill në Romë krerët e diplomacisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nën drejtimin e Zëvendës kryeministrit italian, njëherësh ministër i jashtëm Antonio Tajani, në vilën qeveritare Vila Madame, do të zhvillohet Takimi Ministror i vendeve Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Serbi, Bosnjë Hercegovia.
Pjesëmarrës do të jenë Komisioneri Europian për Fqinjësinë e Zgjerimin Oliver Varhelyi e Kryetari i radhës i Këshillit të Europës, ministri suedez Tobias Billstrom.
Ky takim i lartë është një nisëm e ndërmarrë nga Italia për të ripërtërirë rolin e saj primar në Ballkanin Perëndimor që synon të inkurajoj dialogun e bashkëpunimin rajonal si dhe rinisjen e integrimit europian të vendeve të këtij territori.
Axhenda e takimit të Romës është e ndarë në dy pjesë e do të nis me diskutimet mbi "Procesin e integrimit europian i Ballkanit Perëndimor e rrugëtimi i së ardhmes", e mbi raportin "BE e Ballkani Perëndimor; rritja e bashkëpunimit mes tyre".
Pasdite krerët e diplomacisë së këtyre vendeve do të spostohen në selinë e Ministrisë së Jashtme Italiane ku do të mbahet Konferenca "Vizioni i rim për Ballkanin Perëndimor, anëtarisimi në BE dhe siguria rajonale., organizuar nga Instituti i Cështjeve Internacioanle të Observatorit mbi Ballkanin, Kaukazin e Transeuropa.
Paralelisht do të zhvillohet dy tryeza pune me diskutime mbi çështjet klimatike, ruajtjen e trashëgimisë kulturore, e mbi inovacionin tekonologjik në sektorin agro ushqimor.