Kryebashkiaku i Kuçovës në SPAK/ Banorët e Lumasit dhe Sinecit: Nuk deklaroi dënimin në Greqi

Dy javë para nisjes së fushatës së zgjedhjeve kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, njëkohësisht kandidat i socialistësve për një tjetër mandat përfundon në prokurori. Banorët e dy fshatrave e akuzojnë se nuk ka deklaruar një dënim në vitin 1999 në Greqi, duke mos bërë të dhënat e plota në formularin e dekriminalizimit

Kryetari i bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, do të përballet me verifikimin e figurës dhe dokumentet e dekriminalizimit. Kanë qenë banorët e Sinecit dhe Lumasit që pas padive për tendera korruptive më ujësjellësin, kanë paraqitur dosje për falsifikim të dokumenteve. Duke iu referuar këtij dokumenti ata shprehen se i zgjedhuri i PS-së që kandidon për një tjetër mandate, nuk ka treguar dënimin me gjobë në Greqi.

“Na ka rezultuar se shtetasi Kreshnik Hajdari është zgjedhur kryetar bashkie dhe në datë 11.05.2019 ka bërë dhe formularin e vetëdeklarimit. E provojmë këtë që ky formular është i falsifikuar dhe provë konkrete është vendimi i Gjykatës së Janinës”, thanë ata.

Në reagimin e parë në facebook, Hajdari pranon se në vitin 1999 e kanë kthyer në fuqi, por shton se nuk ka pasur dijeni për masën. Por para SPAK-ut, banorët e fshatrave kërkuan vëmendje edhe për ruajtjen e zonave të mbrojtura.

“Gjoja në emër të dhënies dhe sigurimit të ujit të pijshëm ku ata kanë rrëmbehet dhe grabitet zona e mbrojtur”, u shpreh ambientalisti Sazan Guri.

Vetëm një javë më parë kryesia e partisë socialiste konfirmoi rikandidimin e Kreshnik Hajdarit, ndërsa do të jetë drejtoria e dekriminalizimit dhe KQZ që do të vendosë nëse kjo masë bëhet shkak për ndalimin e kandidimit.

spak uji i sinecit kreshnik hajdari sineci lumasi

EMISIONET