Meta në Kamëz: 14 Maji, dita e Fitores së Demokracisë dhe Llogaridhënies

Meta në Kamëz: 14 Maji, dita e Fitores së Demokracisë dhe

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i fton qytetarët e Kamzës të votojnë në 14 maj kandidatin e koalicionit opozitar, Arjan Hoxhën për kryetar të bashkisë Kamëz.


Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Ilir Meta shprehet i bindur se 14 Maji, është dita e Fitores së Demokracisë dhe Llogaridhënies.


Qytetarët e bashkisë Kamëz, të paduruar për të votuar masivisht Ndryshimin në 14 Maj!


Me Kryebashkiakun e ardhshëm të Kamzës, z.Arjan Hoxha dhe këshilltarët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” takuam shumë qytetarë dje, të cilët mezi presin 14 Majin për t’u ndarë me pakicën uzurpatore që shpërdoron taksat e tyre. 14 Maji, dita e Fitores së Demokracisë dhe Llogaridhënies.


Bashkë Fitojmë!", shprehet në reagimin e tij kreu i PL-së, Ilir Meta.

 

ilir meta zgjedhjet e 14 majit

EMISIONET