"Me SuperMonën..." Meta dhe Kryemadhi lënë pas "zhurmën" politike pas zgjedhjeve

"Me SuperMonën..." Meta dhe Kryemadhi lënë pas
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Duket se pas humbjes së madhe të mandateve krahasuar me zgjedhjet e kaluara, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shfaqet nën shoqërinë e familjes së saj.

Ka qenë presidenti Meta ai që ka postuar një foto me Kryemadhin në Facebook ditën e sotme.

"Me SuperMonën, gati për të festuar ditëlindjen e Besarit. Faleminderit për urimet! Gëzime ju urojmë edhe ne të gjithëve!" - shkruan Meta.

Meta ka postuar edhe më parë një foto me djalin e Besartin duke i uruar ditëlindjen këtij të fundit.

Duket se Meta dhe Kryemadhi kanë vendosur të rrinë pak larg tensioneve dhe zhvillimeve politike të ditëve të fundit.

LSI e Kryemadhit mori vetëm 4 mandate këto zgjedhje, ndërkohë që Meta është shprehur se në 24 korrik 2022 do të lërë presidencën për tu bashkuar me LSI-në.

 

EMISIONET